Rezultatet e kërkimit tuaj

Real Estate One është e para agjensi imobiliare e përkushtuar të informojë, frymëzojë dhe njohë klientet me vendin të cilin ju e quani shtëpi, duke vënë nën dispozicionin tuaj profesionistët më të mirë. Real Estate One shërben të gjithë ciklin e blerjes dhe jetesës në një shtëpi: blerjen, shitjen, lëshimin me qera, financimin, rimodelim dhe më shumë. Fillon me databazën e “gjallë” prej më shumë se 500’000 shtëpi, duke përfshirë shtëpitë për shitje, lëshim me qera dhe shtëpi jo ende në treg, si dhe vlerat e llogaritura të shtëpive si për shitje ashtu edhe për qera.

Real Estate One u hap në 2006 me zyrën qëndrore në Tiranë. Agjensia drejtohet prej Eduartit. Përpara se të bashkohej me Real Estate One, Eduarti ishte zëvendes presidenti i EDConstruction, ku krijoi dhe nxorri në treg platformën dhe skruadrën e reklamimit dhe shitjes. Ai shërbeu gjithashtu si Drejtor i Përgjitshëm i Financave dhe mbante pozicione të shumta në EDConstruction duke përfshirë Drejtor i Zhvillimit të Biznesit. Eduarti, më 28 Janar 2011, është emëruar nga Ambasadori i Sh.B.A. Alexander Arvizu si një nga 100 Liderët me Ndikues të Imobiliareve. Përveç kësaj, ai u cilësua si Marketues dhe Konsulenti më i mirë për Pronat, një listë më 100 njerëzit më të fuqishëm të pasurive të patundshme.

Financim në kohë reale

  • Agjensia REAL ESTATE ONE ju informon në mënyrë të detajuar per të gjitha kushtet dhe kostot që lindin në marjen e një kredie këtu përfshihen (norma e saktë e interesit , kostot e fillimit të aplikimit si dhe kostot që ka klienti me palët e treta, noter, sigurim prone dhe hipotekë)
  • Plotesimi i dokumentave te nevojshme për fillimin e aplikimit të kredisë
  • Marja e informacionit duke pyetur në kohë reale personelin e bankës i cili është dedikuar per kete lloj bashkepunimi
  • Trajtim prioritar në shqyrtimin dhe analizën e rastit konkret te klientit
  • Financim deri ne 85%
  • Kohezgjatje deri ne 30 vite
  • Norma interesi dhe kushte preferenciale
  • Zgjidhje mes opsioneve me te mira bankare

Vlerësim i pronës tuaj nga eksperti ynë

 

  • Agjensia REAL ESTATE ONE ju informon në mënyrë të detajuar per të gjitha kushtet dhe kostot që lindin në marjen e një kredie këtu përfshihen (norma e saktë e interesit , kostot e fillimit të aplikimit si dhe kostot që ka klienti me palët e treta, noter, sigurim prone dhe hipotekë)
  • Plotesimi i dokumentave te nevojshme për fillimin e aplikimit të kredisë
  • Marja e informacionit duke pyetur në kohë reale personelin e bankës i cili është dedikuar per kete lloj bashkepunimi
  • Trajtim prioritar në shqyrtimin dhe analizën e rastit konkret te klientit
  • Financim deri ne 85%
  • Kohezgjatje deri ne 30 vite
  • Norma interesi dhe kushte preferenciale
  • Zgjidhje mes opsioneve me te mira bankare

Ndihmë juridike

Shërbimet tona juridike mbulojnë të gjithë spektrin e së drejtës civile, duke përfshirë pasuritë e paluajtshme, kontratat, pronësinë, trashegimine dhe taksat. Avokati yne ofron të gjithë informacionin e duhur për mënyrën e veprimit, proçedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar, në mënyrë që pronarët e pronave të paluajtshme të pajisen me titullin e pronësisë dhe ta disponojnë atë lirisht dhe në përputhje me interesat e tyre. Ne ofrojme konsulencë dhe përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:

    • Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.
    • Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.
    • Proçedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.
    • Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Stilim dhe arredimi nga arkitekti

Nuk është asnjëherë tepër herët për të filluar planifikimin e shtëpisë tuaj të ardhshme. Agjensia REAL ESTATE ONE, ne bashkepunim me arkitektet e kompanise tone te ndertimit ju ofron gamën e plotë të projektimit arkitektural, arredimit të brendshëm dhe të jashtëm për rezidenca banimi si dhe për ambjente për përdorim biznesi. Keni një terren dhe deshironi të ndërtoni një vilë, restorant apo dyqan? Apo doni të arredoni ambjentet tuaja?Besojmë se jeni në vendin e duhur. Bashkë do të identifikojmë zgjidhje që do të harmonizojnë funksionalitetin me dizajnin dhe stili do të jetë pasqyrim i personalitetit tuaj. Do të keni mundësinë që të planifikoni ambjentet tuaja që nga themelet deri në detajet me te vecanta. Me zgjidhjet që do t’ju paraqesim ju do të evitoni investimet e gabuara, dhe ndërkohe ne do t’ju sugjerojmë furnitorë që kanë nje ekuilibër shumë të mirë cilësi-cmim. Na besoni dhe do të jemi partnerët tuaj në cdo hap.

    • Konsulencë në vlerësimin paraprak te ambjentit në fazën e blerjes apo marrjes me qira
    • Konceptim dhe projektim i plotë ose i pjesshëm
    • Realizim i plotë ose i pjesshëm
    • Mbikqyrje të punimeve, etj
  • Advanced Search

    Me shume opsione kerkimi
    Me shume opsione kerkimi
  • Pronat e fundit

Krahaso pronat